Locion zbardhues trupi Bioxsine Pure&White, parandalon njollat e errëta dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës.
Kompleksi bimor i patentuar kundër njollave: Ndihmon për t’i dhënë lëkurës një ton uniform dhe parandalon pabarazinë në lëkurën e prirur ndaj njollave.
Alfa-Arbutin parandalon prodhimin e melaninës dhe ul formimin e njollave dhe hiperpigmentimit.
Resveratroli ndihmon në parandalimin e shfaqjes së hershme të rrudhave duke rinovuar lëkurën me vetitë e tij të fuqishme antioksiduese. Gjithashtu krijon një lëkurë më të shëndetshme pasi reduktohen rrudhat.
Acidi Askorbik ndriçon lëkurën, rregullon dukshëm tonin dhe parandalon shfaqjen e njollave.
Niacinamidi u vërtetua në studimet klinike se zvogëlon njollat e dukshme brenda katër javësh.
Vitamina B5 dhe Glicerina kujdesen, rigjallëron dhe mbron lëkurën duke siguruar lagështinë e nevojshme për një lëkurë më të lëmuar.
Uji termal, stimulon mekanizmat natyralë të hidratimit të lëkurës. Qetëson dhe hidraton shumë lëkurën.
Aplikojeni në lëkurën e pastruar me masazh.
Info rreth produktit
Locioni I Trupit Bioxsine – Sekreti Juaj Për Një Lëkurë Plot Me Shkëlqim!
Locioni për zbardhjen e trupit Bioxsine Pure & White ka një formulë të avancuar që hidraton dhe parandalon njollat në të gjithë trupin tuaj. Mbani lëkurën tuaj të shëndetshme duke përdorur këtë locion rregullisht pasi ky krem do të plotësoj të gjitha nevojat e lëkurës suaj duke siguruar në të njëjtën kohë hidratim intensiv dhe duke parandaluar njollat e padëshiruara. Me Locionin e Trupit Bioxsine Pure & White lëkura juaj do të shkëlqejë nga koka te këmbët për një kohë të gjatë.
Përfitim I Dyfishtë Në Një Formulë Të Vetme
Locioni zbardhues i trupit Bioxsine Pure & White ofron benefite të shumta në një formulë të vetme. Përjetoni fuqinë e hidratimit të këtij produkti duke parandaluar njëkohësisht njollat e errëta, falë përbërjes së tij të avancuar.
Përbërje Bimore Për Të Trajtuar Njollat
Në qendër të këtij locioni trupi qëndron një kompleks bimor i cili lufton kundër njollave. E krijuar me kujdes, kjo përzierje ndihmon në zbardhjen e tonit të lëkurës dhe parandalimin e hiperpigmentimit, duke e bërë atë veçanërisht efektive për zonat e prirura ndaj njollave.
Përbërës Të Fuqishëm Për Lëkurë Trupi Rrezatuese
Alpha-Arbutin zë vendin kryesor në parandalimin e njollave të errëta duke penguar prodhimin e melaninës dhe duke reduktuar formimin e njollave dhe hiperpigmentimit. I shoqëruar me Resveratrol, i cili është i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese, ky locion trupi ndihmon në parandalimin e shfaqjes së hershme të rrudhave, duke reduktuar kështu shenjat e plakjes.
Rezultate Të Provuara Klinikisht
Mbështetur nga studimet e shumta klinike, Niacinamidet janë shumë efektive në reduktimin e njollave të errta brenda një periudhe të shkurtër prej katër javësh. Gjithashtu me përfshirjen e vitaminës B5 dhe glicerinës që funksionojnë në harmoni me njëra tjetrën, ky locion trupi ofron kujdesin e duhur, rigjallërimin dhe mbrojtjen e lëkurës duke i asaj dhënë hidratimin e nevojshëm.
Hidratim Natyral Me Ujë Termal
Përfshirja e ujit termal në formulë siguron që mekanizmat natyralë të hidratimit të lëkurës të stimulohen, duke ofruar një përvojë qetësuese dhe hidratuese që depërton përtej sipërfaqes.
Si Ta Përdorni Locionin Zbardhues Të Trupit Bioxsine
Për të parë efektin e plotë të Locionit zbardhues të trupit Bioxsine Pure & White, aplikojeni atë në lëkurën e pastruar pas dushit, me një masazh të lehtë. Kjo siguron që vetitë ushqyese dhe hidratuese të kremit tw përthithen, duke e lënë lëkurën tuaj të ndjehet e freskët, e rigjallëruar dhe plot me shkëlqim.