Kujdesi I Flokëve Pas Heqjes Së Extensions

hairdresser-applying-hair-extensions-young-girl (1)

Vendosja e extensions është një mënyrë e shkëlqyer për të pasur flokë më të gjatë, më të dendur dhe me stil, por çfarë ndodh pasi i heqim? Shumë persona përballen me flokë të dobësuar, të thatë ose më të ndjeshëm se zakonisht. 

Kjo është një periudhë ku flokët kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe trajtime rigjeneruese. Kujdesi pas heqjes së extensions nuk ka të bëjë vetëm me pamjen, por me rikthimin e forcës, shëndetit dhe balancës natyrale të flokëve dhe të skalpit. 

Në këtë artikull, do të flasim për mënyrat më të mira për të ushqyer, hidratuar dhe mbrojtur flokët në këtë fazë delikate.

Çfarë I Ndodh Flokëve Pas Heqjes Së Extensions

Pas heqjes së extensions, shumë persona vënë re që flokët e tyre duken më të hollë, më të rralluar apo më të dobët se zakonisht. Kjo është krejtësisht normale dhe ndodh për disa arsye. 

Extensions, pavarësisht mënyrës së vendosjes, ushtrojnë njëfarë presioni dhe peshe mbi rrënjët e flokëve për një periudhë të gjatë kohore. Ky tension i vazhdueshëm mund ta lodh rrënjën, ta dobësojë atë dhe në disa raste, të shkaktojë rënie të përkohshme.

Gjithashtu, gjatë periudhës që keni mbajtur extensions, larja, krehja dhe kujdesi i zakonshëm ndaj flokëve ndryshon. Pjesët ku janë fiksuar extensions zakonisht nuk pastrohen dhe hidratohen plotësisht, çka mund të çojë në thatësi, ndarje të majave dhe mungesë shkëlqimi. 

Flokët mund të ndihen më të ashpër në strukturë dhe më të ndjeshëm ndaj thyerjes, sidomos në zonat ku extension-et kanë qenë të lidhura.

Edhe skalpi mund të jetë pak i irrituar ose i ndjeshëm pas heqjes, veçanërisht nëse extensions kanë qenë të mbajtura për disa muaj. 

Në disa raste, lëkura e kokës mund të ndjejë tension, kruarje ose tharje të lehtë. Ky është një reagim normal, pasi lëkura duhet të përshtatet sërish pa peshën dhe ngarkesën e mëparshme.

Pikërisht për këto arsye, periudha pas heqjes së extensions është një moment shumë i rëndësishëm për rikuperim të skalpit. Flokët kanë nevojë për pushim, për trajtime ushqyese, hidratim dhe kujdes të butë që ndihmon në rikthimin e elasticitetit, forcës dhe pamjes së shëndetshme. 

Me një rutinë të kujdesshme dhe produkte të përshtatshme, flokët mund të rikuperohen plotësisht dhe të duken më mirë se kurrë.

Pse Flokët Duken Më Të Dobët Dhe Të Rralluar Pas Extensions

Pasi hiqen extensions, shumë njerëz vërejnë se flokët e tyre duken më të dobët, më të hollë dhe më pak të dendur. Kjo ndodh sepse gjatë kohës që extension-et janë të vendosur, rrënjët e flokëve mbajnë peshë shtesë dhe përjetojnë tërheqje të vazhdueshme. 

Kjo lodh rrënjët dhe mund të dobësojë fijen e flokut. Gjithashtu, kur ke extensions, zakonisht nuk i kreh dhe nuk i trajton flokët e tu natyralë si zakonisht, gjë që mund të çojë në grumbullim yndyre, tharje në maja dhe mungesë ushqimi në rrënjë. 

Pas heqjes, kjo “neglizhencë” e përkohshme bëhet e dukshme, dhe flokët kanë nevojë për kohë dhe kujdes për t’u rikuperuar.

Produktet Më Të Mira Për Riparimin Dhe Hidratimin E Flokëve Pas Extensions

Pas heqjes së extensions, flokët kanë nevojë për një shampo të butë që pastron pa i dëmtuar më tej. Shampot pa sulfate dhe pa parabene, të pasura me përbërës bimorë, janë zgjedhja më e mirë për të pastruar skalpin dhe për të ruajtur hidratimin natyral të flokëve. 

Në kombinim me shampon, balsami ushqyes është i domosdoshëm. Ai ndihmon në zbutjen e flokëve, shmang ngatërrimin dhe forcon fijet e dobësuara. 

Balsamet me keratinë apo kolagjen janë perfekte për rikuperimin pas extension-eve, sepse japin hidratim pa rënduar flokun. Ky kombinim – shampo e butë dhe balsam i pasur – është baza për t’i rikthyer flokët në formë pas çdo trajtimi.

Shampo për rritjen e flokut nga Purity

Pas heqjes së extension-eve, flokët kanë nevojë për stimulim dhe forcim që të rikuperohen më shpejt. Shampo për rritjen e flokut nga Purity është formuluar posaçërisht për të ndihmuar rrënjët dhe për të nxitur rritjen natyrale të flokëve. 

Ajo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit në skalp, pastron butësisht pa dëmtuar lëkurën dhe forcon fijet nga rrënja deri në majë. Me përdorim të rregullt, kjo shampo kontribuon në rigjenerimin e flokëve të dobësuar dhe rikthimin e dendësisë.

Balsam me Keratinë & Kolagjen nga Purity

Për të plotësuar kujdesin pas shampos, balsami me Keratinë dhe Kolagjen nga Purity është zgjidhja ideale për rikuperimin e flokëve të dëmtuar nga extension.

Keratina ndihmon në forcimin e fibrës së flokut dhe e mbron atë nga dëmtimet e përditshme, duke rikthyer elasticitetin dhe butësinë.

Kolagjeni, nga ana tjetër, ushqen folikulat e flokëve me aminoacide si prolina, që nxisin rritjen dhe përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të skalpit. Ky balsam jo vetëm që ndalon rënien, por edhe ndihmon flokët të bëhen më të fortë, më të shëndetshëm dhe më rezistent pas çdo trajtimi.

Sa Kohë Duhet Të Pushosh Para Vendosjes Së Extension-Eve Të Reja?

Pas heqjes së extension-ave, flokët kanë nevojë për një periudhë pushimi për tu rikuperuar. Në shumicën e rasteve, rekomandohet ti lësh flokët të paktën 4 deri në 6 javë pa extension, në mënyrë që rrënjët të marrin veten dhe skalpi të balancohet. 

Gjatë kësaj kohe, është e rëndësishme të përdorni shampo të buta, balsame ushqyes dhe trajtime hidratuese që ndihmojnë në forcimin dhe rikthimin e strukturës së flokëve. 

Sa më i mirë të jetë kujdesi në këtë fazë, aq më të shëndetshme do të jenë flokët për vendosjen e extension-eve të reja.

Këshilla Të Thjeshta Për Flokët Pas Heqjes Së Extensions

Flokët pas heqjes së extension kanë nevojë për kujdes të veçantë për të rikuperuar forcën dhe shkëlqimin e tyre natyral. Me disa hapa të thjeshtë në rutinën e përditshme, mund të ndihmosh flokët të duken më të dendur, më të butë dhe më të hidratuar. 

Ja disa këshilla se si të kujdeseni për flokët pas heqjes së extensions:

  • Përdorni shampo të buta, pa sulfate dhe me përbërës ushqyes.
  • Aplikoni balsam pas çdo larjeje për të zbutur dhe mbrojtur flokët.
  • Përdorni maskë hidratuese 1–2 herë në javë për rikuperim më të thellë.
  • Shmangni nxehtësinë e drejtpërdrejtë në flokë.
  • Mos i krihi flokët kur janë shumë të lagur.
  • Bëjini skalpit masazh të lehtë për të stimuluar qarkullimin e gjakut.
  • Përdorni vajra natyralë për majat si vaji i kokosit ose i arganit.
  • Ushqehuni shëndetshëm dhe pini mjaftueshëm ujë – flokët duhet të ushqehen edhe nga brenda.
  • Shmangni kapjen shumë të fortë të flokëve dhe modelet që tërheqin rrënjët.
  • Jepini kohë skalpit të rikuperohet para vendosjes së extension-eve të reja.

share

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.